Skip to content

Ish-bashkëshortja e legjendës së basketbollit

Larsa Pippen, ish-bashkëshortja e legjendës së Chicago Bulls, Scottie Pippen, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike, jo vetëm për jetën e saj luksoze dhe paraqitjet televizive, por edhe për deklaratat e saj shpesh të bujshme dhe jetën sentimentale të diskutuar.

intro-1589837314

Në një intervistë që bëri bujë në rrjet, Larsa rrëfeu detaje intime nga martesa e saj me Pippen, duke thënë se çifti kishte marrëdhënie seksuale deri në katër herë në ditë për më shumë se dy dekada. Martesa e saj me Scottie Pippen zgjati mbi 20 vite dhe konsiderohej për një kohë të gjatë si një nga lidhjet më solide në botën e sportit dhe “showbiz”-it.

larsa

Megjithatë, pas ndarjes, jeta personale e Larsës mori një drejtim edhe më të ekspozuar publikisht. Pas divorcit, ajo është përfolur për disa lidhje, por ajo që shkaktoi më shumë polemika ishte raporti i saj me Marcus Jordan, djalin e ikonës së NBA-së, Michael Jordan.

LARSAAA

Kjo marrëdhënie tërhoqi vëmendje të madhe për shkak të historisë së ndërlikuar mes familjeve Pippen dhe Jordan, që dikur ndanin suksesin në fushën e basketbollit, por që më pas kanë pasur tensione publike. 51-vjeçarja mbetet tepër aktive në rrjetet sociale, ku rregullisht provokon edhe me publikime të nxehta.

PANORAMASPORT.AL

 

Published inBank

Comments are closed.