‘Nxehet’ l*fta elektorale/ Surpriza në Tiranë dhe Shkodër, ja rezultatet e sondazhit në 12 qarqet e vendit

Gazetari Gjergj Stefa i cili drejton kompaninë e sondazheve “Sonketa” publikoi rezultatet e sondazhit të fundit se kush fiton zgjedhjet e 11 majit.

Në Vlorë PS ka siguruar 8 mandate dhe PD 3 mandate, ndërkohë që po luftojnë për mandatin e 12-të. Në Shkodër ka surprizë, PS ka 4 mandate, PSD 2 mandate, PD ka 4 mandate të sigurta dhe po lufton për mandatin e 5, ndërsa Koalicioni Euroatlantik po lufton për një mandat. Në Kukës PD ka siguruar 2 mandate dhe PS po lufton me PSD-në për një mandat. Në Dibër nuk ndryshon asgjë, ku rezultati është 3 mandate për PD dhe 2 për PS. Në Lezhë PD fiton 4 mandate dhe PS 3.

Në Berat PS fiton mandatin e 5-të, si kontribut i partive të vogla, ndërkohë që PD ka 2 mandate. Në Gjirokastër PS fiton 3 mandate dhe 1 mandat PD. Në Fier PS merr 9 mandate, PD ka siguruar 5 mandate dhe ka duel me partinë Djathtas për Zhvillim për një mandat.

Në Tiranë PS merr 17-18 mandate, PD arrin 13-14 mandate, PSD ka 1 mandat, Nisma Shqipëria Bëhet 1 deri në 2 mandate, Koalicioni Euroatlantik 1 deri në 2 mandate, Lëvizja Bashkë 1 mandat, partia “Mundësia” 1 mandat. Në Korçë PS merr 6 mandate dhe PD 4. Në Durrës PS merr 8 mandate dhe PD 6 mandate. Në Elbasan PS merr 8 mandate dhe PD 6 mandate.

Totali i mandateve

PS 73-77 mandate

PD 53-57 mandate

PSD 3-4 mandate

Koalicioni Euroatlantik 1-3 mandate

Nishma Shqipëria Bëhet 1-2 mandate

Lëvizja Bashkë 1 mandat

Partia Mundësia 1 mandat

Djathtas për Zhvillim 0-1 mandat