“Ooo Vd*qa, mbarova” dalin pamjet e renda te gruas qe shiste qirinj ne Kishe te Lacit

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me të shtënat me armë zjarri në afërsi të Kishës së Laçit.

Paraprakisht dyshohet se janë zënë për motive të dobëta.

“Pse më sheh”, ky dyshohet se ka qenë nisja e përdorimit të armëve.

Dyshohet se më pas dikush ka zbritur me dorezë hekuri e kanë nisur të përplasen fizikisht.
Emrat e të plagosurve

1. Angjelina Gjezaj gruaja e pafajshme qe po shiste qirinj ne ane te rruges
2. Amarildo Ndoj
3. Liridon Ismaili
4. Daniel Gjeloshi
5. Geri Bitri
Ka shkuar në 5 numri i personave që kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Laç. Fillimisht u raportua për 4 të plagosur, por mësohet se është paraqitur edhe një person tjetër tek Trauma.


Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Raportohet se një prej tyre ndodhet në sallë të operacionit, në gjendje kritike për jetën.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.