Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Gramshit, ku një turist dyshohet se ka humbur jetën teksa eksploronte natyrën.
Paraprakisht mësohet se turisti ka rënë në Ujëvarën e Sotirës dhe dyshohet se është gjetur pa shenja jete.
Është nisur menjëherë drejt vendngjarjes grupi i shërbimit të MZSH-së për ndërhyrje dhe verifikim të situatës.
Ndërsa pritet që në vijm të kemi një konfirmim zyrtar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identitetit të viktimës.
Sakaq bëhet me dije se autoritetet ndodhen në terren duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Gramsh/Informacion paraprak
Më datë 19.04.2026, rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi R. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Comments are closed.