Skip to content

E fundit! Gjendet hlm minjsh në ushqimin e foshnjave të kompanisë “HiPP”

Autoritetet në Austri kanë ngritur alarmin për sigurinë ushqimore pas zbulimit të një kavanozi me ushqim për foshnje të markës HiPP që përmbante helm për minjtë. Rasti u raportua nga një klient në rajonin lindor të Burgenland, ndërsa foshnja nuk e kishte konsumuar produktin.

Sipas policisë, kavanozi me pure karrote dhe patate dyshohet se ishte manipuluar qëllimisht. Hetimet sugjerojnë se mund të ketë edhe raste të tjera në qarkullim, ndërsa paralajmërimi është koordinuar me autoritetet gjermane. Raste të ngjashme janë identifikuar dhe sekuestruar edhe në Republikën Çeke dhe Sllovaki.

Kompania HiPP ka ndërmarrë tërheqjen e menjëhershme të produkteve të saj në rrjetin e supermarketeve Spar në Austri, duke paralajmëruar se konsumimi mund të jetë potencialisht i rrezikshëm për jetën. Sipas kompanisë, produktet kanë dalë nga fabrika në gjendje të rregullt dhe incidenti lidhet me një akt të dyshuar kriminal që është nën hetim.

Si masë paraprake, Spar ka hequr produktet edhe në vende të tjera, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje konsumatorëve të kontrollojnë paketimet për shenja manipulimi, si kapakë të dëmtuar, mungesë vule sigurie, erë të pazakontë apo etiketa të dyshimta.

Austria ngre alarmin, gjendet helm minjsh në ushqimin e foshnjave të

Prindërve u rekomandohet të kontaktojnë mjekun në rast se fëmijët shfaqin simptoma si gjakderdhje, dobësi apo zbehje pas konsumimit të këtyre produkteve. Konsumatorët janë udhëzuar gjithashtu të mos i përdorin kavanozët e blerë dhe t’i kthejnë ato për rimbursim.

Autoritetet theksojnë se produktet e tjera HiPP, përfshirë formulën për foshnje, nuk janë të prekura nga ky rast.

Ngjarja vjen në një kohë kur shqetësimet për sigurinë e ushqimeve për foshnje janë rritur, pas rasteve të mëparshme të kontaminimit të formulave nga kompani të mëdha ndërkombëtare.

Published inBank

Comments are closed.