Skip to content

“Nuk do që ta them, do të mërzitet shumë!”/ Balina Budinaku thyen heshtjen dhe nxjerr sekretet e jetës me Andi Bushatin!

Gazetarja Balina Budinaku, e ftuar në “Grida Duma Podcast”, ka folur për marrëdhënien me partnerin e saj, gazetarin dhe analistin e njohur shqiptar Andi Bushati.

Budinaku u shpreh se Bushati është një natyrë diskrete dhe zgjedh të mos flasë për jetën e tij personale.

Po ashtu, ajo tha se një nga tiparet që vlerëson më shumë tek ai është fakti që është shumë parimor dhe nuk udhëhiqet nga asnjë interes tjetër në dhënien e opinionit të tij.

Unë e di që Andi do të mërzitet shumë, sepse ai nuk do që unë të flas në publik për të. Është zgjedhja e tij dhe unë bëj mirë që ta respektoj. Unë Andin e vlerësoj shumë, sepse nuk është një njeri sipërfaqësor. Është aq jo sipërfaqësor, saqë edhe kur të bën një kompliment apo kur do të thotë një fjalë të mirë, heziton, sepse nuk do që të duket i tillë. E vlerësoj edhe për faktin që, edhe pse për shumë gjëra nuk biem dakord dhe kemi debate, ai mbetet shumë parimor. E vlerësoj që nuk udhëhiqet nga asnjë interes tjetër në dhënien e opinionit të tij. Nëse thotë një opinion, e thotë sepse ashtu e mendon, edhe pse unë mund të jem kundër”, tha ajo.

Më tej, gazetarja pranoi se me Bushatin shpeshherë kanë debate për shkak të qëndrimeve të tij publike.

Ne kemi vazhdimisht debate, edhe për qëndrimet e tij publike. Por atij i pëlqen të më ngacmojë pak, sepse unë jam një natyrë më impulsive.”

Po ashtu, Balina ka rrëfyer edhe një detaj që tregon përkujdesjen e partnerit të saj, duke thënë se ai është romantik dhe i kujdesshëm ndaj saj.

Para disa ditësh po binte shi. Isha futur në një dyqan dhe kur dola thashë: ‘Po bika shi, s’kam marrë çadër’. Po mendoja të vrapoja. Ndërkohë më bie telefoni. Ishte ai. Më pyeti: ‘Ku je?’. I thashë: ‘Jam në një dyqan’. Më tha: ‘Erdha’. Nuk ia kërkova. I kishte shkuar mendja vetë që mund të isha jashtë, mund të isha në shi”, tregoi Budinaku.

Published inBank

Comments are closed.