Debatet rreth prapaskenave të finales së “BBVA 5” po vazhdojnë me tone të ashpra.
G-Bani ka ashpërsuar sërish gjuhën ndaj produksionit, duke goditur këtë herë drejtpërdrejt moderatorin Ledion Liço.
Pasi Ledioni ndau në rrjetet sociale një pasazh dedikuar dashurisë (të marrë nga Bibla, konkretisht 1 Korintasve 13:4-13), reperi nuk ka kursyer ironinë duke e akuzuar atë për hipokrizi dhe përdorim të këtyre citateve vetëm për interes imazhi.
Në postimin e tij thuhet: “Për interes të tij, edhe Ledioni citon Biblën. Lije 1 e Korintasve 13:4-13 po tregoju njerëzve si guxove të mos i japësh Mateos të paktën çmimin e 2të, veç për atë momentin televiziv të “çiftit” që vetë i dhatë zë e vetë e prishët.”

Kjo deklaratë shton edhe më shumë akuzat për skenarë të paracaktuar dhe manipulim të rezultatit final!

Comments are closed.