Detaje të reja kanë dalë në dritë nga një ngjarje e rëndë e cila tronditi dje SHBA-në dhe jo vetëm. Pasi u raportua se një person vrau 8 fëmijë mëngjesin e djeshëm, sot mediat e huaja raportojnë se në fakt 7 prej tyre ishin fëmijët e tij, dhe sulmi u krye ndaj familjes së tij .
Fëmija i tetë i qëlluar për vdekje mësohet se ishte kushëriri i familjes. Personi i armatosur, i identifikuar si 31-vjeçari Shamar Elkins, vdiq pas një ndjekjeje policore që përfundoi me oficerët që qëlluan mbi të.
Ndëkrohë nga sulmi mbetën të plagosura dy gra, përfshirë këtu gruan e 31-vjeçarit. Zyrtarët thanë se fëmijët, të cilët u vranë të gjithë në të njëjtën shtëpi, ishin të moshës nga 3 deri në 11 vjeç. Një tjetër fëmijë, 13 vjeç, arriti të mbijetojë pasi u hodh nga çatia në përpjekje për të shpëtuar. Ai ka pësuar fraktura të shumta dhe ndodhet nën kujdes mjekësor.
Autoritetet vendase nuk kanë dhënë shkaqe në lidhje me çfarë mund ta ketë çuar agresorin të kryejë vrasjet makabre, por sipar mediave besohet që gjithçka të ketë nisur nga një “incident familjar”.
Sulmi ishte të shtënat masive më vdekjeprurëse në SHBA në më shumë se dy vjet.
“Thjesht nuk di çfarë të them, zemra ime është thjesht e tronditur,” tha Shefi i Policisë së Shreveport, Wayne Smith. “Nuk mund ta imagjinoj se si mund të ndodhë një ngjarje e tillë.”
Elkins, i cili ishte arrestuar në një rast me armë zjarri në vitin 2019, por nuk ka patur regjistrime të nonje rasti dhune në familje më parë.
Kushërira e gruas të Elkins ka deklaruar se ata ishin në process divorci, dhe sot kishin seancën e rradhës. Ajo më tej deklaroi se Elkins kishte katër fëmijë me gruan e tij dhe tre fëmijë me një grua tjetër që jetonte afër dhe e cila gjithashtu u qëllua me armë zjarri, ndërsa të gjithë fëmijët ishin së bashku në një shtëpi.
Policia tha se fëmijët, vëllezërit e motrat dhe një kushëri, përfshirë tre djem dhe pesë vajza të moshës nga 3 deri në 11 vjeç, u identifikuan nga nënat e tyre si Jayla Elkins 3-vjeçare, Shayla Elkins 5-vjeçare, Kayla Pugh 6-vjeçare, Layla Pugh 7-vjeçare, Markaydon Pugh 10-vjeçar, Sariahh Snoë 11-vjeçare, Khedarrion Snoë 6-vjeçar dhe Braylon Snoë 5-vjeçar.

Comments are closed.