Gjatë rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP Albania 5”, Miri dhe Rogerti patën disa nga përplasjet dhe debatet më të forta të edicionit.
Situatat e tensionuara mes tyre i bënë të gjithë të mendonin se dy ish-banorët nuk do t’i flisnin më pas daljes nga shtëpia. Por, duket se realiteti jashtë kamerave është krejt ndryshe!
Në festën e madhe të organizuar pas përfundimit të spektaklit, dyshja ka habitur ndjekësit duke lënë pas çdo inat, hatërmbetje apo mëri të mbetur nga loja.
Në një video që po bën xhiron e rrjetit, Miri dhe Rogerti shfaqen mjaft të qeshur, të përqafuar dhe duke shijuar në maksimum praninë e njëri-tjetrit.
Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale duke u shoqëruar me një “thumb” të qartë për të gjithë skeptikët që dyshuan te raporti i tyre: “Për të gjithë ato që thanë s’do flasin kur të dalin, ju puthim shumë”

Screenshot
Ky përqafim miqësor tregon qartë se gjithçka që ndodhi brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka mbetur thjesht në kuadrin e lojës, duke dëshmuar se jashtë saj ka vend për sportivitet dhe shoqëri të mirë!

Comments are closed.