Skip to content

Më mirë mos të kisha dalë! Ja çfarë zbulova nga shqiptarët për mua, ato më kishin…

Finalisti i “Big Brother VIP 5”, Miri, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit, duke ndarë emocionet dhe përjetimet e tij pas 120 ditëve izolim në shtëpi.

Në një intervistë për Top Channel, pas daljes nga “Big Brother VIP Albania 5”, ai e cilësoi këtë eksperiencë si të jashtëzakonshme, duke theksuar sfidat dhe emocionet e forta që ka kaluar gjatë qëndrimit në shtëpi.

Gjatë intervistës, Miri u ndal edhe te reagimet e publikut, duke pranuar se përballja me një fluks të madh komentesh pas daljes ka qenë e vështirë për të, duke u shprehur se më mirë të rrinte brenda.

Ai shtoi se komentet kanë qenë si pozitive ashtu edhe negative, duke theksuar se shoqëria shqiptare i ka të dyja versionet dhe të mirë e të keqen.

“Ishte më mirë të rrija brenda dhe mos të dilja, ishte një fluks shumë i madh komentesh, duhet ti përballoja të gjitha në të njëjtin moment, të paktën kur ishim brenda mund ta bënim me ndarje. Kishte një fluks shumë të madh komentesh, pozitive kuptohet, por edhe negative, sepse ne dimë që shoqëria shqiptare i ka të dyja versionet, të mirën dhe të keqen dhe aty tregohet se sa ti ke bërë për atë shoë, se sa ke bërë për veten tënde dhe çfarë kemi transmetuar kur kemi qenë brenda në shtëpi,” shprehet Miri.

Published inBank

Comments are closed.