Një operacion i gjerë është zhvilluar që në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në kryeqytet, në kuadër të hetimeve ndaj rrjeteve të dyshuara të call center-ave që veprojnë në Tiranë.
Burime për mediat bëjnë me dije se me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë zbarkuar në disa ambiente të ndryshme në qytet, ku dyshohet se persona ende të paidentifikuar ushtronin aktivitet të paligjshëm në fushën e call center-ave.
Kontrollet po vijojnë në disa pika të dyshuara, ndërsa operacioni konsiderohet në zhvillim e sipër dhe nuk ka më tepër detaje.
Ky zhvillim vjen pas një tjetër goditjeje të rëndësishme mbrëmjen e 13 prillit, kur nën drejtimin e prokurores Rovena Zoto u çmontuan tre call center-a në Tiranë, të shtrirë në rreth 12 qendra në kryeqytet. Sipas hetimeve, ato dyshohet se kanë mashtruar mijëra qytetarë evropianë, me dëme që arrijnë në dhjetëra milionë euro.

Comments are closed.