Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë spitalit të Laçit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve paraprake, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Burime për mediat bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e të plagosurve është e rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Comments are closed.