Shkoi për të blerë peshk që të hante me familjen, shqiptari ne Itali h*mb jetën në deren shtëpisë së tij, e trishte cfare i ndodhi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali, ku një shqiptar fatkeqësisht ka humbur jetën.

Sipas mediave italiane, mësohet se shtetasi Artur Çela teksa ka qenë duke u kthyer për në shtëpi me motoçikletë, është përplasur me një automjet 100 metra larg banesës së tij.

Ndërkohë, motori i ti ishte shkatërruar komplet, ndërsa viktima është goditur me disa shtylla hekur që kufizonin kalimin e biçikletave dhe këmbësorëve, por fatkeqësisht kaska mbrotjëse “fluturoi” dhe ai mbeti i vdekur në vend.

Çela ishte me origjinë nga Durrësi dhe punonte si shofer për kompaninë e ndërtimit Zoppelletto në Concordia dhe njihej për seriozitetin dhe pasionin e tij të madh.

Ai kishte jetuar në Itali për shumë vite dhe në vitin 1994 u martua me Suzanën, me të cilën kishte ndërtuar një jetë familjare të dashur.

Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të përcaktuar se kush është përgjegjës për aksidentin dhe për të kuptuar saktësisht se çfarë e shkaktoi një tragjedi të tillë.