Skip to content

Do binte shteti! “Ka parur negociata”, gazetarja zbulon nga SPAK: Ergys Agasi mund të bëhet pentito!

Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se Ergys Agasi mund të zgjedhë të bashkëpunojë me drejtësinë si i penduar i saj.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ajo u shpreh: “Ergys Agasi mund të bëhet vetë i penduar i drejtësisë, pentito. Kam informacione që mund të bëhet, një ditë mund ta shohim që të dorëzohet”.

Sipas saj, ka negociata në zhvillim që mund ta çojnë Agasin drejt bashkëpunimit me prokurorinë. “Ka negociata për të cilat ky individ mund të vihet në dispozicion të prokurorisë për të sqaruar edhe pozicionin e tij”, deklaroi Llabani.

Ajo theksoi se një vendim i tillë mund të lidhet me dënimin e rëndë që ai rrezikon: “Nuk e di sa humb dhe sa fiton ai, por përballë një dënimi të rëndë, siç pretendohet nga materialet e prokurorisë…”.

Dje gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sekuestrimin e një numri të madh pasurish në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Vendimi erdhi në kuadër të hetimeve të SPAK-ut për dosjen e AKSHI-t. Mes pasurive të bllokuara ka shtëpi, sipërfaqe toke, terrene pyjore, vila, por edhe automjete luksoze, jahte, si dhe llogari bankare e aksione në subjekte tregtare. Sipas njoftimit të prokurorisë së posaçme, vlera e pasurive të sekuestruara është mbi 40 milionë euro.

Deklarata të forta janë bërë nga gazetarja Anduena Llabani lidhur me aktivitetin e dyshuar të Ergys Agasit. Ajo ka deklaruar se në zyrën e Agasit ka materiale të shumta duke nisur nga videot e seksit dhe shantazhit e deri te urdhrat për vrasje.

“Ka shumë materiale në zyrën e tij. Përveçse ka video seksi, shantazhi, mund të jenë urdhëruar vrasje të individëve nga ajo zyrë. Pengmarrje janë bërë. Tani nuk e dimë”, tha ai në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Sipas saj, në këtë ambient frekuentonin persona me pozicione të rëndësishme në administratë. Ajo shtoi se për shkak të këtyre kontakteve, lindin dyshime mbi natyrën e bisedave që zhvilloheshin aty.

“Një pjesë e mirë e atyre që frekuentonin zyrën e tij janë persona që drejtonin drejtori kyçe që kanë lidhje me pronat, me ministritë. Duke qenë aty dihet çfarë është diskutuar, por nëse arrijmë te fakti kriminal, pozitat e tij janë të tilla”, tha ajo.

Llabani deklaroi gjithashtu se Agasi mund të ndodhet ende në Shqipëri, teksa shtoi se SPAK ka kërkuar që ai të dorëzohet.

“Di që SPAK e ka kërkuar që ai të dorëzohet, sepse thuhet që Agasi nuk është larguar nga Shqipëria”, shtoi Llabani.

Sipas saj, ai mund të qëndrojë në një zonë mes Durrës dhe Shijak, ku flitet për lojëra në shuma të mëdha kumari, me rrethin e tij të ngushtë.

Published inBank

Comments are closed.