Selin Bollati ka folur në një studio televizive për rrugëtimin në “Big Brother VIP 5” që u finalizua me fitoren e saj, përfshirë romancën me Gimbon.
Ajo ka deklaruar se tiparet e Gimbos i ka manifestuar në partnerin e ardhshëm. Ajo shtoi gjithashtu se ka menduar që fitoren nuk do ta merrte ajo, por Mateo.
“Unë jam një njohëse jo shumë e mirë e manifestimit, por Gimbon, tiparet i kam manifestuar tek partneri im i ardhshëm, por në asnjë moment nuk jam ndjerë aty brenda që mund të jem unë fituesja e BBV. Unë mendoja që do ta merrte Mateo, duke marrë parasysh personat që ishin brenda. Brenda asaj loje një tipar që të tregon fitues është durimi”, u shpreh Selin.
Sa i përket romancës me Gimbon, Selin u shpreh se fillimet kanë qenë të vështira, por do të zgjidhte sërish atë partner.
“Marrëdhënia me Gimbon nga izolimi ishte në fije të perit për të mos ndodhur kurrë, isha shumë skeptike nëse do t’i besoja asaj marrëdhënie aty brenda.
Kam qenë kurioze çfarë mendonte familja, kur mora konfirmim me dron nga familja aty jam afruar me të. Gimbo është djalë fantastik, tiparet do t’i zgjidhja edhe jashtë atyre mureve, në këtë jetë dhe në tjetrën”, u shpreh Selin.

Comments are closed.