Skip to content

Makina bie përmbys në kanal, ndërrojnë jetë babë e bijë, familjarët i kërkuan sepse

Një aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Lezhë, k u një makinë është gjetur e përmbysur në kanal, në rrethana ende të panjohura. Paraprakisht dyshohet për dy viktima.

Viktimat dyshohet të jenë babë e bijë dhe sipas burimeve për mediat aludohet se aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites. Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë kërkuar për të afërmit e tyre, teksa pak kohë më parë ka qenë një patrullë policie e cila ka konstatuar makinën e përmbysur në kanal, ku janë gjetur edhe dy viktimat.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit si edhe identifikimin e viktimave.

Pritet ende një reagim zyrtar nga autoritetet përkatëse.

Published inBank

Comments are closed.