Skip to content

E fundit! Merr flakë makina e gazetarit të njohur shqiptar, dyshohet se dikush po e…(foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë, ku automjeti i një gazetari është përfshirë nga flakët.

Makina e djegur i përket gazetarit Sami Curri. Sipas informacioneve paraprake, ajo ka qenë e parkuar pranë banesës së tij dhe është konstatuar në flakë rreth orës 02:45 pas mesnatës.

Banorët e zonës kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë për shuarjen e zjarrit, por automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht.

“Jam njoftuar rreth orës 3 pa një çerek të mëngjesit që është vënë zjarr te makina, nga një komshi i katit të tretë, makina është e parkuar rreth 30 metra larg nga pallati ku unë banoj me nënën time. Fatmirësisht, pa dëme të tjera te makinat ngjitur”, shpjegon ai.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një zjarrvënieje të qëllimshme, ashtu si dyshon edhe vetë gazetari.

“Kjo gjëja është e qëllimshme dhe është totalisht me synimin për të sjellë një mesazh tek unë dhe për punën që bëj, por së pari iu them që ata që e kanë bërë këtë veprim, as nuk do të më kërcënojnë ose frikësojnë dot sepse për mua gazetaria është një mision që i shërben interesit publik dhe do të vazhdojë me çdo lloj çmimi dhe një nga çmimet jo ishte”, shprehet ai.

Curri ushtron profesionin e gazetarit prej rreth 10 vitesh, duke u fokusuar kryesisht në çështje që lidhen me prokurimet publike, monitorimin e pushtetit vendor dhe sistemin e drejtësisë në qarkun Dibër.

“Për mua është absolutisht e qëllimshme dhe me qëllimin kryesor për të më përcjellë mesazhin që kjo ishte e para dhe mund të vazhdojë më tej. Kjo gjë nuk më ndal dot”, thotë Curri.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Published inBank

Comments are closed.