Skip to content

18 muaj në burg, VIDEO: Ilir Meta në kafazin e Gjykatës, shihni sa ka ndryshuar në burg, e fortë ajo çfarë sapo bëri

Presidenti i Partisë së Lirisë dhe ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shfaqur sot në kafazin e qelqtë të Gjykatës së Posaçme, në nisje të gjykimit me themel, ndërkohë që vëmendjen e ka marrë pamja e tij dukshëm e transformuar.

Prej 18 muajsh atij i është privuar liria dhe pamjet e Ilir Metës prej Tetorit 2024 kanë qenë shumë të rralla. Sot, kur mediat janë lejuar në seancë, Presidenti është shfaqur me një fizik të dobësuar dhe me shumë kilogramë nën peshë, sesa para arrestimit.

Megjithatë, tek ai nuk mungon energjia dhe pasion për të mbrojtur veten, duke pretenduar pafajësi, pasi menjëherë sapo ka parë mediat është ngritur në këmbë dhe ka nisur t’ju drejtohet, duke i ftuar që të ndjekin gjyqin e tij deri në fund.

Në mbështetje të tij, sot kanë shkuar bashkëpunëtorë, deputetë të opozitës dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët janë ftuar nga Ilir Meta të ndjekin drejtpërdrejt procesin që ai e cilëson si “farsë”.

Nga pamjet, dallohet deputeti demokrat Bujar Leskaj, Petrit Vasili, ish-deputeti Lefter Maliqi, ish-kryebashkiakja e Përrenjasit, Miranda Rira dhe të tjerë personazhe publikë. Po ashtu, në sallën e gjyqit ndodhet dhe Monika Kryemadhi, e cila është e akuzuar në këtë proces.

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme vendosi në 18 Mars që të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të tij, ish bashkëshortes Monika Kryemadhi, nënës së kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çoku.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024. Ish-presdenti po hetohet për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. Aktualisht SPAK ka mbyllur hetimet dhe dosja e tij është dërguar për gjykim.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

© Newsbomb.al

Published inBank

Comments are closed.