Skip to content

E fundit! Ngjarje e rende ne Elbasan

Një shtetas i huaj raportohet se ka humbur jetën pak momente më parë në hyrje të autostradës së Elbasanit, ndërsa gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ai ka qenë në një nga katër makinat që janë përfshirë në përplasje dhe fatkeqësisht nuk u ka mbijetuar dot plagëve.

Përplasja ka ndodhur në afërsi të Xibrakës, në nyjën e autostradës, dhe siç shihet nga pamjet mjetet që janë përfshirë, janë shkatërruar plotësisht.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa në vendngjarje ka prezencë të lartë policore dhe të shërbimeve të urgjencës e zjarrfikësve, të cilat kanë ndihmuar në nxjerrjen e personave nga mjetet e dëmtuara.

Aksident tragjik me 4 makina në Elbasan, bllokohet autostrada, raportohet

Pamje nga aksidenti tragjik me 4 makina në Elbasan

Shërbime të shumta në nyjën e Xibrakës ka edhe nga Policia Rrugore, e cila po punon për menaxhimin e trafikut dhe rikthimin e qarkullimit, pasi momentalisht në autostradë nuk kalon asnjë mjet.

Vijon…

Published inBank

Comments are closed.