Skip to content

Kush e tradhtoi Ervin Maten? Del emri i MIKUT Boss qe u dorezua ne polici pas nderhyrjes se…(EMRI +FOTO)

Ervin Mata dyshohet se eshte tradhtuar nga ortaket e tij ne biznesin e kokaines dhe dyshimet me te medha lidhen me djalin e ish oficerit te larte te policise, Erzen Brecani.

Eralbi Breçani është vetëdorëzuar në Spanjë ne fillim te muajit prill, pasi i shpallur në kërkim nga SPAK për çështje të lidhura me trafikun e narkotikëve.

Vetedorezimi i tij erdhi vetem pak kohe, pasi nga burgu u lirua babai i tij, Erzen Brecani, ku sipas burimeve konfidenciale ka ndihmuar drejtperdrejt ne dorezimin e te birit prane policise spanjolle.

Sipas burimeve zyrtare, Eralbi ai akuzohet për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, të kryer në formën e bashkëpunimit si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Vepra të cilat jane te parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Gjithashtu, Breçani përballet edhe me akuzën për “Pastrimin e produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, të kryer në bashkëpunim me të pandehurin Erzen Breçani, sipas nenit 287/1/b/2 të Kodit Penal.

Kohe me pare, ai doli ne pergjime me Ervin Maten, kur ky i fundit e orientonte per trafikun e kokaines, duke i kerkuar transparence per cdo gje.

Me datë 21.09.2020, Ervin Mata duke përdorur GS4TD në orën 14:12:03 dërgon mesazhet: (D****P*), “…GS4TDD–Vec shqipri du lek un….Ti kaloj I milion ne Holandë po duash….Po me pret me ca dush…Te flas te kaloj lek sot….Mos e vrit mer mendjen….”

Shtetasi Ervin Mata, evidentohet se ka komunikime edhe me shtetasin Eralbi Breçanin, me të cilin në biseda e orienton dhe flet lidhur me aktivitetin e trafikimit të narkotikëve.

Me datë 10.08.2020 në orën 13:39:16 i dërgon mesazhe Eralbi Breçanit tek S7DEGI me këtë përmbajtje:

“…GS4TDD– Dua cdo gje transparent me mua……Kaq dua….E ke kuptu kur ishte malli me 27 jua dhash me 23 ne Valencia me thoje 12….Dhe flasim bashk….Dua tme besoah ne ca them….Me dysheme ta bej 600…. Pa merak i bej gjitha un…Dua ti te besoah kur flas un….E mos besoah ca thon tjeret….Ok vllai….Kam fillu qe dje…Pa merak do filloj kontaktet prap….Per nja 3 dit kemi dalje ku dush e hypje….Dhe per dalje me thuaj te jap un te sigurta nese ke hypje….Ok….”

Shtetasi Eralbi Breçani në episodet e përshkruara më lart, ka nisur aktivitetin e trafikimit dhe dyshohet në të paktën dy raste që e ka kryer atë në bashkëpunim me persona të tjerë. Edhe në lidhje me grupet e chat-it, ku merr pjesë Ervin Mata, ka dyshime që pjesëmarrësit ndodhen për qeëllim kryerjen e veprave penale. Këto dyshime mbështeten edhe në komunikimet e Ervin Matës ku tregon që i ka rënë një sasi prej 240 kg në Frankfurt, ku me “rënë” i referohet sekuestrimit nga autoritetet ligjzbatuese.

Tashme, dyshimet jane lidhur pikerisht me djalin e Brecanit, ku mendohet se pas dorezimit, policia ka zbardhur bisedat e tij gjate kohes qe ka qene ne kerkim dhe nepermjet tyre ka mundur te identifikoje vendndodhjen e Ervin Mates. Kaq eshte dashur dhe brenda nje kohe te shkurter u arrit arrestimi i tij.

Published inBank

Comments are closed.