Skip to content

Përplasjet Rama-Spiropali, Braçe : Ka personazhe brenda PS-së që kanë marrë më shume se meritonin, tani duhet të

Gjatë një interviste për Top Channel, deputeti i PS-së Erion Braçe ka komentuar përplasjet e fundit në PS mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali.

Edhe pse Braçe tha se ai nuk preferon të komentojë përplasjet e brendshme mes socialistëve, ka deklaruar se Spiropali ka ngritur disa shqetësime që qëndrojnë.

Sipas tij, këto shqetësime qëndrojnë edhe për të, por edhe për kryetari i PS-së, Edi Rama.

Po ashtu deputeti socialist ka deklaruar se tha ka shumë personazhe në parti që kanë marrë më shumë se e meritonin.

“Në PS ka shumë njerëz që nuk e kanë pasur mundësinë që unë kam pasur. Janë socialistë të thjeshtë, në etapa të ndryshme, por edhe ata kanë pritur nga PS dhe nuk kanë marrë atë që meritonin”, theksoi ai.

Biseda në studio:

Gazetarja: Dje ka pasur diskutime brenda PS-së. Përplasja në distancë apo edhe ballë për ballë e asaj ajo që ndodh në PS. Keni ju një mendim për zërat e ndryshëm në PS-së, një koment që u diskutua dje ishte ai që mund të ketë bërë Rama drejtuar Elisa Spiropalit: “PS-ja dhe unë jemi investuar tek ti, ti nuk do të flasësh më”.

Erion Braçe: PS ja ka investuar tek ne jo ne tek PS-ja.

Gazetarja: Te Spiropali në këtë rast

Erion Braçe: Unë flas për veten, nuk preferoj të flas për emra. Unë mendova që gjëja nuk po i thuhej vetëm zonjës Spiropali, por edhe mua ose të tjerëve në sallë. Unë vazhdoj të jem deficitar në PS. Në PS ka shumë njerëz që nuk e kanë pasur mundësinë që unë kam pasur. Janë socialistë të thjeshtë, në etapa të ndryshme, por edhe ata kanë pritur nga PS dhe nuk kanë marrë atë që meritonin.

Gazetarja: Ka të tjerë që kanë marrë më shumë se çfarë kanë merituar?

Erion Braçe: Patjetër që ka plot.

Gazetarja: A është Spiropali rast i tillë?

Erion Braçe: Nuk jam unë të bëj gjykatësin e kontributeve në PS. Mendoj që është partia që përmes proceseve demokratike t’i japi atë që meritojnë.

Gazetarja: A ka përplasje brenda PS mes Spiropalit dhe Ramës?

Erion Braçe: Për çfarë? Nuk preferoj të flas për gjërat e shtëpisë. E ka parim timin që gjërat e shtëpisë mbeten në shtëpi, nuk dalin jashtë. Zonja Spiropali ka ngritur disa shqetësime që edhe qëndrojnë, edhe për mua qëndrojnë edhe për të tjerë aty, edhe për kryeministrin qëndrojnë. Në momentin që themi që duhet të rienergjizojmë PS, që duhet ta hapim PS, duhet ta bëjmë më demokratike, praktikisht kemi pranuar një seri problemesh që duhen kuruar.

Published inBank

Comments are closed.