Një gëzim i madh ka mbizotëruar në familjen e Gjestit, pasi motra e tij Blerina është fejuar.
Prej kohësh, ajo ishte tërhequr nga rrjetet sociale, duke zgjedhur të qëndronte larg vëmendjes mediatike për të gjetur qetësi.
Megjithatë, kontaktin me ndjekësit e ka ruajtur përmes Snapchat-it, ku së fundmi ka ndarë momente të veçanta nga jeta e saj personale.
Lajmi i fejesës është konfirmuar edhe nga fansat e Gjestit, të cilët për këtë gëzim të bukur i kanë dërguar një buqetë me lule dhe një letër urimi.
Blerina ka vendosur ta ndajë këtë moment me publikun, duke zbuluar kështu një kapitull të ri në jetën e saj.
Gjithashtu, fejesa është konfirmuar edhe nga “Prive”, ndërsa identiteti i partnerit të saj ende nuk është bërë i ditur.


Comments are closed.