Mesazhet e shkëmbyera mes grupit kriminal në krye të të cilit qëndron Jetmir Pepa së bashku me vëllezërit e tij, zbulojnë se si “kazanova shqiptar” financonte dy femrat e njohura të shoëbizit, motrat Antonela dhe Mariela Berisha.
Ndërsa janë ngritur dyshime se Pepa siguronte të ardhura dhe për kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreun përmes së cilit thuhet se grupi kriminal pastronte paratë e pista të fituara nga tregtimi i kokainës nëpër Europë.
Në dokumentin e siguruar nga burimet, që është pjesë e dosjes së bujshme të Mir Pepës dhe “bashkëpunëtorëve” zbulohet se “kazanova” ishte sponsori kryesor i motrave Berisha të cilat me paratë e tij paguanin truprojat dhe siguronin mënyrën e jetesës. Gjë për të cilën Pepa shkruan se truprojat për dy motrat ishin të panevojshmë dhe lekë i çuar dëm.
“Kam gjanat e mia në emrin tem! Dun lekë gjasme për ata badigardat, duhet me i ba vetë do pun jo mu spiru prej frike. Se kan pas ba llafe” shkruhet në mesazh.
Ndërsa një pjesë të lekëve të pista Pepa i pastronte përmes kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreut.
“300 euro duhen me marr punën thoë. 300 euro duhet me ia dhan Pjerinit” thuhet në mesazhet e shkëmbyera mes Pepës me njërin prej bashkëpunëtorëve të tij, emri i të cilit nuk është identifikuar ende.
Nga hetimet e kryera të SPAK-ut, kanë dalë në pah pasuritë miliona euroshe të Jetmir Pepës në mesin e të cilave renditet dhe një klub nate në bregdetin e Shëngjinit i njohur si “Soluna”, çka nxit dyshimet se është shkak i marrëdhënies të ngushtë mes kazanovës dhe kryeashkiakut. Deri më tani, nga ana e kryetarit të Bashkisë Lezhë nuk ka pasur një reagim zyrtar në lidhje me këtë situatë.
Emri i Mir Pepës deri në 2024 ishte i panjohur për pjesën më të madhe të njerëzve. I njohur ndryshe si “kazanova shqiptar” për të cilin u futën në sherr motrat Antonela e Mariela Berisha me blogeren Klea Prenga, nën dyshimet se kjo e fundit ishte në një romancë me Pepën i cili kishte familjen e tij me Marielën.
Në kulmin e vëmendjes për sherrin e bujshëm të ndodhur mes vajzave të shoëbizit, emri i Mir Pepës “kryesoi” sërish mediat shqiptare natën e ndërrimit të viteve 2024-2025, pasi ai qëlloi me armë zjarri te Parku Olimpik, në Tiranë.
Por “kazanova shqiptar” nuk u la në hije. Nën lupën e drejtësisë për perandoritë miliona euroshe të ngritura që nga veriu e gjer në jug të vendit, më 15 prill të këtij viti SPAK goditi “bashkëpunëtorët” e Mir Pepës, ndërsa ky i fundit sot e kësaj dite është në kërkim.


Comments are closed.