Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Angri, Itali, ku një grua ka plagosur rëndë bashkëshortin e saj pasi dyshonte për tradhti.
Sipas raportimeve, çifti, me origjinë nga Bangladeshi, ishte transferuar prej pak kohësh në zonë. Gruaja, 35 vjeçe, kishte zbuluar se bashkëshorti i saj, 41 vjeç, kishte një marrëdhënie me një tjetër grua.
Ngjarja ndodhi në banesën e tyre, ku, pasi e kishte vënë në gjumë me substanca qetësuese, ajo e ka sulmuar duke e kastruar.
Burri, i zgjuar nga dhimbjet, arriti të dalë nga banesa dhe të kërkojë ndihmë, ndërsa u gjet i mbuluar në gjak. Fillimisht, autoritetet dyshuan për një konflikt mes bashkëkombësve, por më pas u zbardh dinamika e plotë e ngjarjes.
Ai u transportua me urgjencë në spitalin Umberto I, ku ndodhet në gjendje të rëndë dhe me prognozë të rezervuar.
Ndërkohë, gruaja është arrestuar dhe është dërguar në burgun e Fuorni-t.
Sipas banorëve të zonës, çifti ishte vendosur në këtë qytet vetëm disa muaj më parë, pasi kishte jetuar më herët në Sant’Antonio Abate.

Comments are closed.