Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Porcelani, ku shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në katin e dytë të një pallati.
Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në apartament, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Zhurma e fortë ka shqetësuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat, si dhe për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse të përdorur.
Paraprakisht dyshohet se mund të jetë përdorur tritol, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të mundshme.

Comments are closed.