Skip to content

Studenjta e mjekësisë gjendet e pajetë në shtëpi

jë studente e mjekësisë thuhet se është vrarë nga ish-i dashuri i saj duke përdorur një palë gërshërë thonjsh. Julia Vitoria Sobierai Cardoso u gjet e vdekur në apartamentin e saj më 24 prill, nga shojqa e saj e banesës, e cila menjëherë njoftoi autoritetet përkatëse.

Një autopsi ka dalë në përfundimin se 22-vjeçarja është therur 67 herë. Besohet se sulmi ndodhi afërsisht 5-6 orë para se të gjendej trupi i saj i pajetë.

Specialistët mjeko-ligjorë deklaruan se 60 nga plagët e Julias ishin shkaktuar me gërshërë kutikulash, ndërsa pjesa tjetër ishin shkaktuar nga një thikë.

Thuhet se dy nga plagët e thikës ishin në qafën e saj, dhe lëndime të tjera në të njëjtën zonë sugjerojnë se ajo mund të jetë mbytur gjithashtu. Të dy armët u gjetën në vendin e krimit në Ciudad del Este, Paraguai, siç raportohet nga “NeedToKnow”.

Ndërkohë i dyshuari kryesor është aktualisht në arrati dhe dyshohet se është kthyer në vendin e tij të lindjes, Brazil. 27-vjeçari, i cili është gjithashtu student mjekësie dhe ish-i dashuri i Julias, është akuzuar në mungesë për vrasjen e saj.

Me origjinë nga Chapeco, Brazil, 22-vjeçarja kishte jetuar për shumë vite në Navegantes me familjen e saj. Që nga viti 2025, ajo kishte jetuar në Paraguai, ku studionte për mjekësi.

Mikja e saj, Sara Cazarotto, i tha shtypit lokal se Julia kishte aspiruar të bëhej pediatre që nga vitet e adoleshencës.

“Ajo ishte shumë punëtore dhe e zellshme – ishte ëndrra e saj ta bënte këtë premtim realitet. Ajo i donte fëmijët. Gjithmonë donte të ndërtonte familjen e saj dhe një ditë të bëhej nënë, dhe ai ia mori të gjitha këto”, tha Sara.

Julia dhe ish-i i saj u ndanë katër muaj para incidentit tragjik.

Prokurori Osvaldo Zaracho deklaroi: “Ky burrë ndoshta nuk e kishte pranuar fundin e marrëdhënies dhe ishte përpjekur të afrohej përsëri me të si mik. Të preten, ai shkoi në apartamentin ku ajo jetonte, gjoja për të folur”.

Published inBank

Comments are closed.