Skip to content

“SHBA na vodhi retë”/ Befason deputeti irakian:

Një ligjvënes irakian ka dalë me një pretendim të pazakontë, i cili nuk vonoi që të bëhej viral në rrjet: Abdullah Al-Kaikhani ka akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për “vjedhjen e reve” në Lindjen e Mesme.

Al-Kaikhani doli gjatë një interviste me pretendimin se për shumë vite me radhë, dy vendet në fjalë kanë përdorur avionë për të ndikuar tek retë, duke shkaktuar thatësira të zgjatura. Sipas tij, tani që SHBA-ja dhe Izraeli janë përfshire në luftë me Iranin dhe e kane spostuar vëmendjen te konflikti, në rajon janë rikthyer reshjet e shiut.

Shtetet e Bashkuara, ka thënë Khaykhani i cituar nga BBC, kanë përdorur një “armë për modifikimin e atmosferës”, pajisje kjo e cila sipas tij mund të ndikojë për të krijuar thatësira të qëllimshme. Edhe në Turqi sakaq, disa përdorues të rrjeteve sociale i lidhin reshjet e shumta me të njëjtin komplot të supozuar. Sipas tyre, avionët amerikanë nuk mund të hyjnë në hapësirën ajrore të Turqisë, dhe këtë e përshkruajnë si arsyen përse atje ka vazhdimisht reshje.

Disa zëra pohojnë po ashtu se thatësira dhjetëvjeçare në Iran përfundoi brenda pesë ditësh nga sulmet ndaj bazave amerikane. Ekspertët e metereologjisë i hedhin poshtë si krejtësisht të pabazuara të tilla pretendime. Ata theksojnë se nuk ekziston asnjë teknologji që mund të lejojë “vjedhjen e reve” dhe i këshillojnë me forcë njerëzit që të shmangin teoritë konspirative dhe pretendimet e rreme mbi motin./ Top Channel

Published inBank

Comments are closed.