“Më fal por…!” Trupi i tij kishte nisur te…, burri në Berat vetëv*ret në shtëpi, letra prekese që i la gruas (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit ku një 58-vjeçar në gjendje të rënduar psikologjike ka ndërmarrë aktin tragjik, duke i dhënë fund jetës.

Burime për mediat bëjnë me dije se 58-vjeçar i identifikuar si Ylli Reka është gjetur i vetëvarur në një nga dhomat e shtëpisë së tij në lagjen “13 shtatori”.

Ka qenë bashkëshortja ajo e cila e ka gjetur Rekën të vetëvarur, ndërkohë që e tmerruar më pas ka telefonuar policinë.

Mësohet se 58-vjeçari para se të ndërmerrte aktin tragjik, i ka lënë një letër bashkëshortes së tij ku dhe i kërkonte falje, por duke qenë i sëmurë dhe drejt paralizimit të plotë ai mes rreshtave i ka shkruajtur se nuk donte që t’i bëhej barrë askujt.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ndërkohë që vlen të theksohet se nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sondazh