Skip to content

Oh Zot! Pas vdekjes së dy fëmijëve, tjetër ngjarje sapo ndodhi në Durrës, dalin detajet e rënda

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në Durrës, ku një turist është rrëzuar nga motori dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja është shënuar te Kepi i Rodonit, teksa ka qenë duke eksploruar zonën.

Aksidenti ka ndodhur në një terren të vështirë, ndërsa personi që ka humbur jetën është i moshës 45-vjeç.

Pritet një reagim nga policia për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që u mori jetën dy fëmijëve të mitur, 12-vjeçarit Eneo Muça dhe 10-vjeçarit Klersi Nikolli, në qytetin e Durrësit, ku i plagosur mbeti edhe 11-vjeçari Arvjon Meslani.

Balla ka postuar një foto nga vendngjarja, ku shfaqet topi me të cilin tre të miturit ishin duke luajtur para aksidentit tragjik.

Balla shkruan se ngjarja tragjike në Durrës nuk është një aksident rrugor dhe, sipas tij, autori nuk është thjesht një shofer në timon, por një “terrorist”.

Ngjarja tragjike në Durrës nuk është aksident rrugor. Autori nuk është një shofer në timon, por një terrorist!”, shkruan Balla.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:20 në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit, ku 57-vjeçari, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, përplasi me mjetin e tij tre të mitur që po luanin në lagjen e tyre.

Fatkeqësisht, si pasojë e përplasjes, dy të miturit ndërruan jetë në vendngjarje, ndërkohë që shoku i tyre 11-vjeçar po lufton për jetën në Spitalin e Traumës, ku u dërgua me urgjencë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Published inBank

Comments are closed.