llevio Serbiano, në një nga intervistat e tij më të ndjera dhe më të rrezikshme te Grida Duma Podcast, ka hapur “dosjen” e kërcënimeve që i kanosen dhe jetës së tij në izolim.
Mes filozofisë dhe mbijetesës, ai deklaroi se po jeton një moment kritik ku çdo goditje mund t’i kushtojë shtrenjtë. Cllevio pranoi hapur se liria e tij është kufizuar maksimalisht për shkak të personave që duan ta eliminojnë.
“Jam futur në bunker. Duan të më vrasin, ndaj lëviz me makinë të blinduar”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se tensionet jashtë kamerave janë në kulmin e tyre.
Gjatë bisedës, Cllevio hodhi dritë mbi një konflikt të hapur, të cilin e quajti një “duel” ku palët kanë ngecur. Pa përmendur emra konkretë, ai la të kuptohet se kundërshtari i tij ndodhet në një presion social.
“Jemi të dy në një duel, ngecëm! Ai do të më falë, por ka hallin e turmës…”, duke treguar se si kodi i rrugës dhe presioni i ndjekësve po pengojnë një paqe të mundshme. Pavarësisht rrezikut real, Cllevio u shfaq i patrembur përballë vdekjes. Ai theksoi se misioni i tij është i lidhur me artin dhe se ka arritur një pikë ku emri i tij do të jetojë edhe pa praninë e tij fizike.
“Nuk e kam problem edhe nëse vdes! Muzika ime do të mbahet mend gjatë”, tha ai, duke e cilësuar krijimtarinë e tij si të pavdekshme.
Në një nga momentet më të forta, Cllevio flet hapur për ndikimin që mendon se ka në publik. “Me influencën që kam, nxjerr dy deputetë”, thotë ai, ndërsa shton se është fans i Edi Rama. Deklarata bëhet edhe më personale kur përmend të atin, duke thënë se në familjen e tij mbështetja për Sali Berishën ka qenë aq e fortë sa kthehej në përplasje të ashpra.
Ai ndalet edhe te një periudhë e vështirë e jetës së tij, burgu, që sipas tij nuk e ndaloi, por e shtyu të mendojë ndryshe. Cllevio tregon se pikërisht nga kabina e burgut hodhi hapat e parë në biznesin e syzeve, duke e kthyer një situatë kufizuese në një mundësi fitimi.
Për herë të parë, ai flet edhe për pasurinë e tij, duke deklaruar se sot zotëron rreth 2 milionë dollarë. “Dikur vetëm ëndërroja, sot i kam arritur”, shprehet ai, duke e lidhur suksesin me këmbënguljen dhe zgjedhjet personale.
Top Channel

Comments are closed.