Skip to content

“Ëndrrat që u shuan!” Shokët bëjnë veprimin përlotës ndaj 2 engjëjve! Vjen lajmi i bujshëm për 8 vjeçarin e plagosur, thuhet se (FOTO)

Dy të miturit të cilët u përplasën ditën e djeshme për vdekje teksa luanin në trotuar me top duke shijuar ditën e pushimit, me një plagë të madhe që kanë lënë te të afërmit e tyre dhe të gjithë njerëzit që morën vesh tragjedinë, do të përcillen sot për në banesën e fundit. Ndërsa shoqëria e tyre ka vijuar me dedikime rrëqethëse nëpër rrjet ndaj të miturve.

Në një postimin të bërë në rrjetin social TikTok është publikuar fotoja e 12-vjeçarit Enea Muçaj i cili shfaqet para banesës së tij me një triko ngjyrë blu me mëngë të shkurtura, ndërsa përbri postimit shkruhet: U prefsh në paqe zemra e vogël.

Fotoja e publikuar është shoqëruar me këngën prekëse të reperit i njohur si Cllevio, me titull “Ëndrra të ndaluara”, të cilën artisti ia dedikoi shokut të tij që thuhet se e kanë vrarë.

“Nuk doja ta besoja” është pjesa që shoqëron foton  e engjëllit Enea, humbja e të cilit la pas në plagë të pashërueshme.

"Ëndrra të ndaluara!" Shokët i dedikojnë postime

Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e djeshme, që u shkaktua nga shoferi Nikoll Radaçi, i cili në gjendje të dehur humbi drejtimin e makinës dhe mori përpara 3 të mitur, 2 prej të cilëve humbën jetën, ndërsa i treti dergjet në spitalin e Traumës.

Fatmirësisht  ditënn e sotme u konfirmua se ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, pas deklaratave të banorëve të cilët thanë se shpesh-herë kanë kallëzuar Nikoll Radaçi është ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht për parakalim të gabuar, në vitin 2020, dhe për tejkalim të shpejtësisë, dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj, në vitin 2022.

Me një plagë të pashërueshme për familjet e engjëjve që mbyllën sytë përgjithmonë por dhe për të gjithë shqiptarët që janë sensibilizuar për humbjen e 2 të miturve që iu ndërpre jeta në fillimin e tyre, të prekur thellësisht për këtë tragjedi kanë reaguar dhe politikanët shqiptarë të cilët kërkojnë që për këtë situatë të vendoset drejtësi.

Sot, në mesin e një dhimbjeje dhe një ditë zie që ka kapluar Durrësis, një lajm i mirë erdhi nga Trauma ku bëhet me dije se i mituri tjetër që mbeti i plagosur nga përplasja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga Trauma konfirmojnë se 8-vjeçari është në gjendje të stabilizuar dhe është shtruar në një nga dhomat e spitalit.

Published inBank

Comments are closed.