Skip to content

E rëndë! Për Vis Martinajn jepte jetën, taksisti Uljani gjendet i vdekur papritur në makinë, thuhet se…

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së shtunës në Tiranë, në zonën e Oxhakut, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se viktima është taksisti 47-vjeçar, Uljan Kolgjegja. Dyshohet se ai ka pësuar një atak kardiak teksa ishte në timon, rreth orës 16:00–17:00.

Mësohet se pak para ngjarjes, ai kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe vijonte punën normalisht. Ai kishte transportuar një klient drejt Spitalit Pediatrik dhe, gjatë kthimit, pasi kishte ndaluar pranë zonës së Oxhakut, dyshohet se ka pësuar infarkt fatal.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, çka përforcon pistën e një vdekjeje nga shkaqe natyrale.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur të njohurit dhe miqtë të cilët e konsiderojnë Uljanin si një person të respektuar dhe të dashur i cili kohët e fundit e kishte marrë veten dhe punonte rregullisht.

Kujtojmë se vite më parë, saktësisht në 2020, Kolgjegja ka qenë protagonist i një incidenti para Kryeministrisë, ku tentoi të vetëdigjej me benzinë pasi i ishte hequr patenta nga policia për shkelje rrugore.

Ndërkohë ai ishte bërë i njohur edhe për deklaratat e tij publike dhe lidhjet shoqërore me persona të njohur, mes tyre edhe me Ervis Martinajn, të cilin e konsideronte si idhull. Këtë dashuri dhe respekt që kishte për Vis Martinajn dhe nipin e tij të vrarë, Brilant Martinaj, ai e kishte gdhendur me tatuazhe në trup duke theksuar lidhjen e fortë që kishte me ta.

Published inBank

Comments are closed.