Skip to content

Përlot shqiptarët mësuesja e 2 fëmijëve: Prindërve u janë tharë lotët, ajo që më panë sytë te një prej familjeve pashë që…

Mësuesja e dy fëmijëve që ndërruan jetë dje tragjikisht në Durrës pas incidentit fatkeq në një prononcim për emisionin Shqipëria Live për Top Channel, është shprehur se prindërve u janë tharë lotët nga dhimbja.

“Një situatë për  të cilën nuk japim dot shumë komente. Përpos heshtjes, kuptojmë dhimbjen e familjarëve por dhe atyre që i njihnin. Në momentin kur hyra në familjen e parë, në familjen e zotit Ermal, të cilin e takova dhe personalisht, cfarë vë re, është se nuk ka lot.

Atëherë kur nuk ka lot, fillon të kuptosh se sa mban zemra e një babai, zemra e një nëne. Është një dhimbje e pafundme. Njerëz që hynin e dilnin, të bën përshtypje që në çdo ngushëllim, nuk fliste askush. Ngushëllimet ishin me pohim me kokë, si për të thënë që edhe ne jemi bashkëfajtorë.

Përpos gjithë dhimbjes që po përjetojmë, sepse është dhimbje kombëtare. Jemi bashkëfajtorë se ndonjëherë duke i dashur t`i shkëpusim fëmijët nga rrjetet sociale i themi dil e luaj jashtë, por ku i lëmë jashtë? Sa siguri kanë aty? Dhe në një moment të bukur venitet gjithçka,” tha ajo.

Published inBank

Comments are closed.