Skip to content

“Ku është Enea, ku është vëllai im?” , flet nëna e të miturit që mbeti i dje në Durrës: Autori të

Një aksident tragjik tronditi vendin nga themelet! 57-vjeçari Nikoll Radaçi, në gjendje të dehur dhe shpejtësi skëterrë përplasi për vdekje dy të miturit, Kles Nikolli dhe Enea Muçaj, ndërkohë që la të plagosur rëndë një tjetër 8-vjeçar, Arborin.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka folur së fundmi nëna e Arborit e cila po ashtu është dhe halla e Eneas, 12-vjeçarit i cili nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ajo ka rrëfyer se djali i saj ndodhet te Spitali i Traumës ku dhe po i nënshtrohet disa ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërkohë që përgjatë gjithë kohës kërkon Enean, kushëririn e tij me të cilin qëndronte gjatë gjithë kohës si dhe mikun e tyre, Klesin, të cilit po ashtu iu pre jeta në mes nga 57-vjeçari.

Mes lotësh dhe dhimbjes të thellë, ajo shprehet se një moment i vetëm, një pakujdesi kriminale, ua mori jetën fëmijëve dhe ua ndryshoi përgjithmonë fatin familjeve të tyre, duke kërkuar ndëshkim maksimal për Nikoll Radaçin.

“Ata ishin gjithmonë bashkë, ai i paudhë nuk meriton burg, por një djegie para vendit që të gjithë ata si puna e atij që drejtojnë një mjet që sot ishte fatkeqësi për familjet tona, nesër mund t’i bëhet një familjeje tjetër”, tha ajo ndër të tjera.

“Gjendja e djalit, unë vetë si nënë nuk kam mundur të shkoj ta shoh, të gjithë familjarët jemi të rënduar për tragjedinë e nipit, familjarët dhe shokut pasi ata ishin të pandarë bashkë dhe një i paudhë u mori jetën kur ata ndodheshin pranë vendit ku rrinin çdo ditë duke luajtur. Ata ishin gjithmonë bashkë, ai i paudhë nuk meriton burg, por një djegie para vendit që të gjithë ata si puna e atij që drejtojnë një mjet që sot ishte fatkeqësi për familjet tona, nesër mund t’i bëhet një familjeje tjetër. Kemi një plagë që nuk do donte askush ta kishte. Unë si nëna e Aborit nuk jam në gjendje ta shoh djalin.

Nuk mundem të shkoj ta shoh. Unë isha në punë kur ndodhi tragjedia, më ka marrë në telefon nusja e vëllait duke bërtitur, motra, motra, çunat, çunat, mu dëgjua sikur janë helmuar. Nga stresi se nusja e vëllait ishte duke bërtitur, ajo thoshte çunat aksident, mua më dëgjohej çunat janë helmuar, kolegët më morën për krahu, shkuam te urgjenca aty ku pashë djalin tim, por nipin tim nuk e pashë, nuk e dija si ishte ngjarja, para me doli djali im duke qarë më tha vëllai është mirë, por unë u shtriva si një nënë, si një hallo, për shpirtin tonë që na la, për djalin që na la, dhe djali im që gjendet në spital dhe për shokun e tyre.

Djali më tha mami duhet të bëhesh e fortë, sepse unë dua të të them një lajm që është akoma më i rëndë. Më ka shtrënguar duart dhe duke bërtitur me të madhe më tha “Enea na la”. Në ato momente kam bërtitur, një tragjedi që jo unë si hallë, si nënë, si një plagë, si një thikë që nuk kemi çfarë t’i harrojmë kësaj ngjarje makabër.

Djali ka bërë operacione për këmbët, i kanë futur hekura, unë me të thëna sepse unë nuk kam mundur të shkoj. Unë dua t’i jap kurajo atij, por duke më parë kështu ai nuk ka forcë të përballojë. Ai kërkon Enean, vëllain e vet, shpirtin tonë, që sot u preh në paqe, e ka kërkuar edhe shokun e vet, ku janë? E mban mend. Më tha mami ne ishim duke luajtur, erdhi një makinë me shpejtësi, e mbante mend edhe personin, mami ai hipi në trotuar dhe pastaj nuk mbaj mend asgjë. Ne i thamë që Enea është i shtruar në spital si ty. Unë si hallo nuk kam fjalë, si prindër, nuk ka, edhe vdekja sikur plumbi të ishte, ne të na ndodhte çdo gjë vetëm te fëmijët jo”, tha ajo.

Published inBank

Comments are closed.