Skip to content

10 persona shkuan të marrin të riun, pronari i karburantit ndërhyri: S’e prekni në shtëpinë time!

Sherri në të cilin mbeti i vrarë 66-vjeçari Rexhep Ismaili në lokalin e karburantit të tij në Sarandë, nuk e përfshinte drejtpërdrejt viktimën.

Sipas burimeve, gjatë mbrëmjes të së enjtes në lokal kanë shkuar të paktën 10 persona që kanë patur konflikt me dikë që ka qenë në lokal dhe kanë dashur ta rrëmbejnë. Dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt pronëse.
Rexhep Ismaili u ka thënë “djali është në shtëpinë tonë dhe nuk e prekni dot këtu” dhe më pas situata ka degraduar deri në përdorimin e armëve.

Dyshohet se ka qenë Lulzim Tabaku që ka nxjerrë i pari armën dhe ka qëlluar viktimën që ishte edhe kryetar i shoqatës Çamëria në Sarandë. Më pas, një person në banak ka hapur zjarr.

Mot i përkeqësuar në Vlorë, ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla dhe peshkarexhave

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër që nuk është paraqitur për ndihmë në spital. Autori që vrau 66-vjeçarin, Lulzim Tabaku, ia ka mbathur bashkë me të lënduarin dhe janë në kërkim.
Blutë e Sarandës kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat do t’i ndihmojnë për të zbardhur dinamikën e sherrit si edhe për të bërë të mundur identifikimin e personave të tjerë që janë përfshirë në ngjarje bashkë me autorin Tabaku.

Po ashtu, policia po ushtron kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e të plagosurit. Nuk përjashtohet mundësia që autorët të jenë larguar nga Saranda, pasi fshati ku ndodhi vrasja ndodhet në dalje të qytetit.

Published inBank

Comments are closed.