Skip to content

Vrenozi zbulon a ftoi Mirin në ditëlindje: Ai është në grupin e banorëve…

Dy ditë më parë, Ilir Vrenozi festoi 55 vjetorin e lindjes. Në ditën e tij të veçantë ai organizoi një festë, ku të ftuar kishte ish-banorët e shtëpisë më të madhe në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Nga 38 banorët që ai ka bërë rrugëtimin e tij në BBV 5, vetëm 8 prej tyre ishin të pranishëm. Një ditë më parë, Vrenozi ishte në një lidhje direkte me emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka zbuluar detaje nga festa që bëri me rastin e ditëlindjes.

“Nga 38 banorë, në festë ishin vetëm…”/ Ilir Vrenozi tregon si shkoi ditëlindja: Një p*rdhë e madhe…
I pyetur nëse e kishte ftuar Armir Shahinin në ditëlindje, pas sherrin që kanë patur me njëri-tjetrin, Iliri u përgjigj:

“Miri është në grupin e banorëve në WhatsApp dhe Miri e ka parë mesazhin. Por më tha dy fjalë Erik Lloshi, që ka folur me Mirin dhe i kishte thënë që “unë e dua Ilirin”. Edhe unë nuk mbaj mëri. Edhe po të kishte ardhur dje, do ta vlerësoja. Dhe do bënte lajm, por këta nuk dinë të bëjnë lajm”.

Ndërsa pyetjes ‘e keni lënë pas debatin tuaj?’, ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” tha:

“Unë harroj. Se po nuk harrove, bën shumë armiq. Unë u revoltova atëherë sepse më ngacmoi tre ditë. Që kur doli më drejtoi gishtin… Pastaj më lëvizi teli dhe…”.

“Nuk dola si fituese nga Big Brother, por si kryefjalë”, Brikena Selmani rrëfen linjën e jetës

Ish-banori i “Big Brother VIP 5” shprehu pëlqim për të, Nikol i kthen përgjigje: Kam zgjedhur…

Published inBank

Comments are closed.