Skip to content

Si i ngjiti majat koordinatori pas ” ” së Vis Martinajt

Pas eliminimit të Ervis Martinajt, biznesmenë pa emër e pa të ardhura shpërthyen në Vlorë, Durrës Tiranë me qindra miliona euro ndërtime. Të gjithë pa përjashtim u shpërblyen. Ndërkohë, në prapaskenë, ‘prestanomet’ e Ergys Agasit dhe Olsi Ramës flisnin hapur për një video me trup të copëtuar dhe për disponimin e saj nga një grup në Vlorë. Tre drejtorë policie, tre drejtues të SPAK, por pyetja që mbetet është: çfarë shkruhet në blloqet e ”mbretit të kumarit”?

Nuk është e vështirë të kuptosh se çfarë ndodhi. Mjafton të ndjekësh paratë…

Ervis Martinaj u eliminua dhe menjëherë pas eliminimit të tij, si me magji, nga Tirana në Vlorë filluan të shfaqen biznesmenë të rinj. Askush nuk i kishte parë më parë. Nuk kishin historik, nuk kishin të ardhura të deklaruara, nuk kishin asnjë aktivitet që justifikonte atë që ndodhi më pas. Por brenda pak kohësh, ata u bënë investitorë të mëdhenj. Qindra miliona euro në ndërtime. Hotele, komplekse banesash, prona bregdetare. Pa pyetur njeri se nga i morën paratë.

Sepse të gjithë e dinin. Ata ishin prestanomë. Prestanomë të një grupi, të paktit më të madh të personazheve kryesore të botës së krimit. Dhe ata u shpërblyen të gjithë pa përjashtim, pikërisht pasi u vra “mbreti i kumarit”, Ervis Martinaj.

Pyetja nuk është kush i shpërbleu. Pyetja është: pse u shpërblyen pikërisht pas eliminimit të tij?

Si i ngjiti majat koordinatori i krimit pas eliminimit të Vis Martinajt

Ergys Agasi, Edi Rama/

Ishin pikërisht njerëzit e Ergys Agasit dhe Olsi Ramës ata që, menjëherë pas denoncimit të familjarëve të Vis Martinajt, filluan të flasin hapur. Në qarqet e tyre të ngushta, në takime pas dyersh të mbyllura, ata tregonin se kishin parë një video. Video e trupit të Ervis Martinajt të ndarë copa-copa. Dhe se këtë video e kishte një grup nga Vlora. Informacioni për trupin e copëtuar të Vis Martinajt filloi të qarkullojë nëpër qarqe dhe më pas u shpërnda nëpërmjet tellallit të qeverisë, Baton Haxhiut.

Si i ngjiti majat koordinatori i krimit pas eliminimit të Vis Martinajt

shkeputur nga artikulli i albanianpost/

Pyetja është e thjeshtë: si mund të dinin njerëzit e Ergys Agasit detaje të tilla, ndërsa SPAK nuk dinte asgjë? Si mund të flitej hapur në qarqet e nëndheshme për një video të tillë, ndërsa institucionet shqiptare ruanin heshtje absolute?

Vlora nuk është e rastësishme në këtë histori. Pikërisht në Vlorë disponohej video. Pikërisht në Vlorë grupi që mori në dorë provën më të madhe të kësaj vrasjeje ka lidhjet e veta. Dhe pikërisht në Vlorë, pas eliminimit të Martinajt, shpërthyen si kërpudha pas shiut biznesmenët e rinj, prestanomët e shpërblyer.

Lidhjet e Ergys Agasit në Vlorë janë të forta. Aq të forta sa askush nuk guxon të flasë. Aq të forta sa ata që dinë të vërtetën e mbajnë për vete, sepse e dinë çmimin që paguhet kur flet.

Por diçka tjetër e bën Vlorën kyçe në këtë histori. Diçka që lidhet me të kaluarën e vetë Martinajt. Sepse mbreti i kumarit nuk ishte thjesht një biznesmen lojrash fati. Ai mbante blloqe. Blloqe ku shënonte gjithçka. Emra, data, marrëveshje, përqindje, lidhje. Ai dinte se kush i detyrohej atij dhe se kujt i detyrohej ai. Dhe ato blloqe, pas zhdukjes së tij, nuk janë gjetur kurrë.

Blloqet e Martinajt

Cilat janë shënimet në blloqet e mbretit të kumarit?

Kush i ka marrë ato blloqe?

Kush po fle i qetë duke ditur se ato shënime nuk do të dalin kurrë në dritë?

Sepse nëse Martinaj mbante librat e të gjithë ekuilibrave të pushtetit, atëherë vrasja e tij nuk ishte thjesht një pastrim llogarish mes grupeve kriminale. Ishte gjithashtu edhe një operacion për të zhdukur provat.

Ergys Agasi mori në dorë çelësat e shtetit shqiptar për tre vite pas eliminimit të Martinajt. Ai që hyri në biznes me 1000 euro doli me 500 milionë euro. Prestanomët e tij ndërtojnë kulla nga Durrësi në Vlorë.

Tre drejtorë policie kanë kaluar që nga zhdukja e Martinajt, Gledis Nano, Muhamet Rrumbullaku, Ilir Proda, dhe asnjëri nuk dha një përgjigje përfundimtare. Tre drejtues të SPAK-ut kanë ndryshuar, Arben Kraja, Altin Dumani, Klodian Braho, dhe asnjëri nuk tha se çfarë ndodhi me të vërtetë me Ervis Martinajn.

Policia deklaron se nuk flet pa prova. SPAK vepron pa folur. Politika kërkon përgjigje, por nuk mban përgjegjësi për mungesën e tyre.

Por kjo nuk është thjesht mungesë informacioni por mungesë vullneti. Sepse kur një çështje mbetet e hapur për vite, pavarësisht ndërrimit të drejtuesve, pavarësisht veprimeve penale, pavarësisht se në qarqet e nëndheshme flitet hapur për video me trupa të copëtuar, atëherë lind dyshimi i arsyeshëm se heshtja nuk është pasojë e mungesës së informacionit, por e peshës së tij.

Sepse nëse blloqet e Martinajt do të dilnin në dritë, ata që urdhëruan vrasjen e tij nuk do të flinin më të qetë. Dhe ata që u shpërblyen pas eliminimit të tij do të duhej të përgjigjeshin se nga i morën paratë për ato investime miliarda.

A do ta zbulojnë të vërtetën?

Pyetja nuk është nëse ka prova. Prova ka. Dëshmi ka. Raportet e SHISH, gjurmimet e policisë, pamjet filmike, dëshmitarët që flasin në prapaskenë. Gjithçka është aty.

A do të guxojë dikush t’i prekë ato prova?

Kjo histori nuk flet vetëm për një vrasje por për mënyrën se si funksionon pushteti në këtë vend. Flet për prestanomët që shpërblehen pas çdo pune të kryer. Flet për blloqet që askush nuk i kërkon dot, sepse aty shkruhen emrat që nuk duhen prekur.

A do t’i hapë dikush ato blloqe një ditë?

A do të dalë ndonjëherë në dritë ajo video që njerëzit e Agasit diskutonin hapur pas denoncimit të familjarëve të Vis Martinajt?

A do të mësojë publiku një ditë se kush ishin ata që morën disponimin e videos nga një grup në Vlorë?

Deri atëherë, ndërsa SPAK vijon të godasë peshqit e vegjël, prestanomët e shpërblyer vijojnë të pastrojnë paratë në ndërtim. Dhe blloqet e ‘mbretit të kumarit’ mbeten të mbyllura, duke pritur ditën kur dikush të ketë guximin t’i hapë. /Pamfleti

Published inBank

Comments are closed.