Një tentativë grabitjeje në një minimarket në Selanik ka përfunduar në mënyrë të pazakontë, pasi pronari shqiptar i biznesit reagoi menjëherë dhe detyroi autorët të largoheshin pa marrë asgjë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 05:15, në zonën e Vardarit, kur dy të rinj me fytyrat e mbuluara dhe me kapuç hynë në dyqan me qëllim grabitjen.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat greke, autorët tentuan të frikësonin pronarin për të marrë paratë dhe sendet me vlerë, por nuk e prisnin reagimin e tij. Shqiptari, i armatosur me një shkop, u përball menjëherë me ta duke i sharë në shqip dhe duke i ndjekur jashtë ambientit të minimarketit.
“Hajde këtu të q*fsha ropt”, dëgjohet t’u bërtasë ai autorëve në video, ndërsa i ndjek pas. Të rinjtë, u detyruan të largoheshin me vrap pa arritur të grabisnin asgjë.
Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë tërhequr vëmendjen e mediave në Greqi, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Comments are closed.