Skip to content

Niveli i Parlamentit është shumë…! Sara Mila SHERR me Dash Shehin: Jam ushtare e Partisë Socialiste, mashalla votat i kisha…

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Sheshi është përfshirë në një sherr verbal me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Milan.

Teksa të dy ishin të ftuar në A2Cnn për të diskutuar lidhur me nivelin e deputetëve të cilët janë zgjedhur me votë nga vetë populli shqiptar dhe për mënyrën se si këta të fundit përfaqësohen nga ligjvënësit, Mila u shpreh se niveli akademik në Kuvend është i mirë, duke shtuar më tej se aty ka profesionistë të profileve të ndryshme.

“Niveli akademik i parlamentit të Shqipërisë është një nivel shumë i mirë. Ne atje kemi doktorë, kemi ekonomistë,” u shpreh ajo, ndërkohë që e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Sheshit,  i cili për shumë vite me radhë ka qenë pjesë e atij Kuvendi.

Kreu i LZHK-së tha se politika duhet të bazohet te mënyra demokratike e përfaqësimit dhe marrjes së votës, e jo te doktoraturat apo diplomat, ashtu sikurse po ndodh.

“Unë nuk jam për atë që të jenë patjetër profesorë e doktorë. Politika është e ndërtuar mbi sistemet elektorale. Kush hyn në parlament, cilësia e parë është të mbledhë votën,” tha Shehi.

Ndërkohë që Mile më tej i është drejtuar Shehit duke i thënë që Partia Socialiste gëzon një frymë bashkëpunimi dhe mendimi i secilit ka vlerë. Duke pranuar me ironi se nuk e ka “kompleks të jetë ushtare e partisë” së saj, Mila theksoi se beson te ekipi dhe te puna e të gjithëve bashkë.

“Nuk e kam fare kompleks të jem ushtare e partisë time. Unë mendoj…shpesh biem pre e këtij paragjykimit që jemi ushtarë, kartona, jemi aty sa për të ngritur kartonin. Unë nuk e kam kompleks të jem ushtare në partinë time, në të cilën kam besuar  te ta, se të ishte atu dilja e pavarur se mashalla i kisha dhe votat.

Por nuk kam besuar te ky format dhe kam besuar te ekipi. I kam besuar PS. Një familje politike ka debate, problematika, dhe mos marrëveshje, ne jemi partia që organizojmë takime më shumë me njëri-tjetrin e zgjasin me orë të tëra, pasi mendimet spikasin aty. kritikun mund ta bëj edhe kur të jem shumë e pjekur politikisht, por ata që janë pjekur politikisht e bëjnë kritikën aty ku duhet ta bëjnë”, tha ajo.

Published inBank

Comments are closed.