Skip to content

Mblodhi mbi 400 mijë USD për të shpëtuar vajzën/ Policia arreston në Dubai TikToker-in Aleks Visha, arsyeja e pabesueshme

Personazhi i njohur në rrjetet sociale, Aleks Visha, ka bërë të ditur se është ndaluar nga autoritetet në Dubai, duke shkaktuar reagime dhe debat të madh në rrjet.

Lajmi u publikua nga vetë Visha përmes një videoje në rrjetet sociale, ku ai shfaqet duke folur për arrestimin e tij, pa dhënë shumë sqarime mbi arsyet konkrete të ndalimit.

Sipas asaj që përmendet në video, ngjarja mund të lidhet me një fushatë bamirësie në platformën GoFundMe, përmes së cilës thuhet se janë mbledhur rreth 450 mijë dollarë për ndihmën ndaj një vajze që po përballet me leuceminë.

Në mbishkrimin e videos së publikuar prej tij thuhet: “Pas një GoFundMe ku u mblodhën 450 mijë dollarë, përfundova direkt në burg. Pse? Dhe tani deportim nga Dubai pas një telefonate ku më quajnë kriminel?”.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në platforma të ndryshme sociale, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim zyrtar apo detaje të plota nga autoritetet lidhur me natyrën e arrestimit. Gjithashtu, mbetet ende e paqartë nëse ndalimi i tij ka lidhje direkte me fushatën bamirëse apo me rrethana të tjera.

Published inBank

Comments are closed.