Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Kuçovë ku një shtetas ka qëlluar me armë zjarrin efektivin e Policisë, me ininciale A.T.
Përmes një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit ka bërë me dije se rreth orës 19:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë ishin dukë kryer shoqërimin e 45-vjeçarit me ininciale Z.S. Mirëpo, gjatë shoqërimit të këtij shtetasi nga Komisariati i Fierit, drejt atij të Kuçovës ai ia ka rrëmbyer armën e shërbimit policit 20-vjeçar dhe e ka plagosur këtë të fundit.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që i arrestuari ka pasur me efektivin. I menjëhershëm ka qenë reagimi i efektivëve të tjerë, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e 45-vjeçarit, ndërkohë që polici është dërguar në spital, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën autorit të fshehur në trup një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.
Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të verifikuar zbatimin e procedurave standarde të shoqërimit të personave nga ana e Patrullës së Policisë.

Comments are closed.