Skip to content

Aksion si filma, ky është 45-vjeçari që i bëri “zbor” tre policëve në Kuçovë,

Personi që shihni në foto është 45-vjeçari Zamir Skënderi i cili plagosi mbrëmjen e kësaj të hënë efektivin e policisë, 20-vjeçarin me ininciale A.T.

Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Fier-Dimal, në dalje të fshatit Kutalli, teksa tre efektivë po transportonin të shoqëruarin drejt Komisariatit të Kuçovës. Burime për mediat bëjnë me dije se Zamir Skënderi ndodhej i ulur në sediljen e pasme të automjetit të policisë, ku ka përfituar nga rrethanat për t’i marrë armën efektivit që e shoqëronte.

Ai e ka qëlluar policin 20-vjeçar në kofshë, ndërkohë që pas të shtënave, dy efektivët e tjerë kanë reaguar duke e neutralizuar 45-vjeçarin.

Efektivi i plagosur është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj të arrestuarit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur të fshehur në trup një sasi të dyshuar lënde narkotike të llojit kokainë, e cila është sekuestruar si provë materiale.

Saakq sipas të njëjtave informacione mësohet se 45-vjeçari ishte përfshirë në një konflikt në ambientet e Prokurorisë së Fierit dhe më pas ishte shoqëruar nga policia. Duke qenë banues në Kuçovë, ai ishte marrë në dorëzim nga një patrullë e Policisë së Kuçovës për transportimin e mëtejshëm.

Published inBank

Comments are closed.