Një tërmet i vërtetë taktik ka përfshirë stolin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Pas përfundimit të bashkëpunimit dhe vendimit për të mos rinovuar kontratën me teknikun brazilian Sylvinho, Federata Shqiptare e Futbollit ka lëvizur me shpejtësi dhe ka gjetur pasuesin.
Nga një emër i parë me skepticizëm në një hero kombëtar, e deri te divorci i ftohtë në tryezën e negociatave. Epoka e Sylvinhos në krye të Kombëtares Shqiptare të Futbollit është tashmë një kapitull i mbyllur, duke lënë pas një trashëgimi të artë, por edhe një ndarje që ngre pikëpyetje.
Rolando Maran do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë për dy vitet e ardhshme. Zyrtarizimi ka ardhur paraditen e sotme, kur në një konferencë për shtyp është larguar Silvinjo, dhe është prezantuar trajneri i ri.
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka tha se dy objektivat kryesore janë vendi i parë në Nation League si dhe kualifikimi në kampionarin Europian të dy viteve më vonë.
Me këtë rast ai zbuloi edhe faktin se kontrata me Maran do të jetë dy vjeçare.
Sylvinho mbylli aventurën e tij me Kombëtaren shqiptare pas thuajse 3 vitesh e gjysmë në krye të kuqezinjve.
Në konferencën për mediat, tekniku brazilian u shpreh se cikli i tij me kuqezinjtë u mbyll dhe falënderoi të gjithë ata që ka punuar, nga lojtarët te Federata, duke përmendur edhe tifozët.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një konferencë për mediat, ka zyrtarizuar Rolando Maran si trajnerin e ri të Kombëtares dhe ka folur në lidhje me largimin e Sylvinhos, që largohet me konsensus dhe respekt.

Comments are closed.