Ramir Haderi, drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, është dhunuar barbarisht pak minuta më parë në kryeqendrën e veriut. Ai është ndaluar nga persona të paidentifikuar deri tani dhe rrahur me sende të forta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” të Shkodrës dhe Ramir Haderi, siç raportohet, ndodhet në spitalin rajonal dhe ka plagë të rënda në kokë dhe në trup, raporton newsbomb.al.
Shërbimet e Policisë së Shtetit janë njoftuar menjëherë për dhunimin e drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe një grup hetimor i posaçëm është ngritur për të zbardhur ngjarjen dhe rrethanat e saj.
Paraprakisht, dyshimet janë se dhunimi barbar i Ramir Haderit lidhet me punën e tij në kryeqendrën e veriut, sepse institucioni ka ndërmarrë kontrolle dhe verifikime të shumta në biznese e subjekte të tjera për zbatimin e kushteve higjeno-sanitare të tregtimit.
© Newsbomb.al

Comments are closed.