Skip to content

Ditë e zezë për PD! Në ditën e zgjedhjeve, ndahet nga jeta në moshë të re gruaja që luftoi kaq shumë për PD!

Është ndarë nga jeta Donika Çuçalla Tavanxhi, bashkëshortja e ish-demokratit Met Çuçalla, pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Ikja e saj nga kjo jetë ka sjellë trishtim te familjarët, miqtë dhe të njohurit e saj në qytetin e Fierit.

Donika Çuçalla Tavanxhi ishte mësuese e përkushtuar dhe një figurë e njohur, ndërsa prej vitesh kishte kontribuar dhe mbështetur aktivitetet e Degës së PD në Fier.

Për ndarjen e saj nga jeta, ka reaguar në rrjetet sociale edhe deputeti i PD-së Luan Baçi, i cili përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet për familjen Çuçalla.

Gjithashtu ai kujtoi edhe bashkëshortin e saj të ndjerë, Met Çuçalla, i cili humbi jetën në një aksident tragjik.

“Sot po përcjellim me trishtim për në parajsë një zonjë të nderuar, një mësuese të përkushtuar, një nënë të dhembshur, bijë nga Tavanxhinjtë dhe bashkëshorte e Çuçalla!

Donika Çuçalla Tavanxhi iku përgjithmonë, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të pashërueshme.
Iku për në parajsë, iku shpejt, shumë parakohe, aty e pret bashkëshorti i saj, miku dhe kolegu ynë për shumë vite në strukturat drejtuese të PD, dega Fier, Met Çuçalla, i larguar nga kjo jetë, pas një aksidenti tragjik.

Zonja Çuçalla e vazhdoi mbështetjen dhe kontributin, për PD, dega Fier, në strukturat drejtuese të degës, me përkushtim dhe vendosmëri, duke respektuar bashkëshortin e saj deri në fund të jetës!

Personalisht dhe në emër të demokratëve fierakë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta vajzave të saj të mrekullueshme, të mirëarsimuara dhe të mirëedukuara, Morena dhe Tina, motrave dhe nënës së saj të hidhëruara në këto momente të vështira!

Qofsh e parajsës zonjë e nderuar Donika Çuçalla Tavanxhi!
Prehu në paqe bashkë me bashkëshortin tuaj, mikun dhe kolegun Met Çuçalla!” shkruan ai.

Published inBank

Comments are closed.