Një bisedë private e shpërndarë në rrjetet sociale ka ngritur dyshime mbi rregullat e izolimit dhe vërtetësinë e ngjarjeve në “Ferma VIP”.
Në mesazhet e publikuara, një qytetare pretendon se partneri i saj punon në produksionin e emisionit dhe ka zbuluar disa detaje mbi takimet e fshehta të banorëve dhe strategjinë e çmimit të madh.
Sipas këtyre shkrimeve, takimet me familjarët dhe marrja e informacioneve nga jashtë përmes Agait janë të shpeshta.
Konkretisht, pretendohet se partneri i Sarës, Darti, ka hyrë në fermë pas sfidës së saj me Bujakën, i shqetësuar për shkak të një sëmundjeje të mëparshme të moderatores. Gjatë këtij takimi, Sara i ka sqaruar se gjithçka ishte pjesë e lojës dhe burimi pretendon se ata kanë kaluar edhe natën bashkë.
Në mesazhe përmendet edhe arsyeja se pse Blerina nuk penalizohet apo nuk nxirret në nominim. Sipas denoncimit, ajo ka lidhje të forta jashtë, duke qenë shoqe me kunatin e Sarës.
Sa i përket finales, në bisedë thuhet se plani fillestar i produksionit ishte që fitorja t’i jepej Sarës, por situata ndryshoi për shkak të popullaritetit të madh që Mimoza Ahmeti ka fituar te publiku.
Kjo gjë ka bërë që edhe banorët e tjerë të marrin informacion për famën e Mozës jashtë.
Deri më tani, nga ana e produksionit nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar për të konfirmuar ose mohuar vërtetësinë e këtyre mesazheve që po shpërndahen në faqet e fansave.

Comments are closed.