Ish-deputeti Selami Jenisheri, i cili me partinë e tij ishte aleat me Partia Demokratike e Shqipërisë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar, i ka dalë publikisht kundër Sali Berisha dhe e ka sfiduar për një debat televiziv.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Jenisheri tha se gjatë debatit televiziv do ta bindë Berishën se është i paaftë për të drejtuar opozitën shqiptare.
Më tej, ai deklaroi se është i vetmi deputet që i ka sjellë qeverisë shqiptare 140 miliardë lekë të vjetra dhe se kjo ka qenë detyra e tij si deputet.
Jenisheri: I lutem zotit Sali Berisha që të pranojë ftesën time për t’u përballur me mua në cilindo televizion që dëshiron, që ta bind se është i paaftë për të drejtuar opozitën shqiptare dhe t’i tregoj se opsioni i partisë sonë e çon jetën e çdo shqiptari përpara, gjë që është detyrë e çdo politikani.
Ish-deputeti Selami Jenisheri është ai deputet që ka bërë atë që nuk e ka bërë asnjë deputet për 35 vjet: i ka sjellë Edi Rama në tavolinë 140 miliardë lekë të vjetra. Dhe kjo është detyra që kam kryer si deputet. Do t’i bind të gjithë shqiptarët se nuk e meritojnë që Sali Berisha të drejtojë opozitën.
Video Credits: EPOST

Comments are closed.