Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, ka nisur projektin e tij më të ri në këtë fushatë zgjedhore. I pari i Ersekës ka vendosur të hedhë përpara publikut podcastin e tij të titulluar “Fjakra”.
Fjakra është një titull që është zgjedhur nga Inteligjenca Artificiale dhe lidhet me konotacionin e kësaj fjale. “Fjala është e pakrahasueshme dhe ishte një ide e AI. Më vjen keq që nuk e gjeta unë, por meritat i ka AI”, tha në hyrje Erjon Isai.
Për të gjithë akuzat që thonë se Fjakra është i kopjuar nga podcasti i Edi Ramës, Isai tregohet i hapur ndaj këtyre “kritikave” dhe e pranon diçka të tillë. “Po, kam kopjuar Edi Ramën”.
Interesante është dhe zgjedhja e tij e parë, kur të gjithë prisnin që ta niste me politikë, apo një personazh televiziv, Isai surprizoi. Ai ftoi si të ftuar, Fabianin, një djalë të vogël nga Kolonja që ka probleme me shikimin.
Fabiani ishte në qendër të projektit “Dritë për ëndrrat” që bëri bashkë fëmijët me aftësi ndryshe të Kolonjës në vigjilje të festave të fundit. Ishte momenti kur u ndezën dritat e festave të Krishtlindjeve.
Djaloshi që jeton në Ersekë u shfaq mjaft i çiltër me kryetarin e Bashkisë, madje i përballoi mjaft mirë emocionet. Ai i kërkoi kryetarit që ti realizonte ëndrrën më të madhe për të ndjekur Portokallinë live në Tiranë. Isai i premtoi se pas fushate do t’ia realizonte këtë dëshirë dhe shumë të tjera.
Ndiqeni podcastin mjaft interesant