Një situatë alarmante është regjistruar pasditën e sotme në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku thuhet se ka rënë zjarr.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se zjarri është shkaktuar nga shkëndija elektrike e një kabulli, ndërsa fatmirësisht raportohet se nuk ka pasur dëme.
“Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër. Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë” shkruhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu raportohet se ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Fatmirësisht, nga ngjarja e ndodhur nuk ka pasur persona të lënduar.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e network-ut të DVP Tiranë.
Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër. Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Comments are closed.