Skip to content

Te gjithe kuptuan se ‘martesa’ Brikena-Mateo ka marre fund, flet për herë të parë banoi i BBVA5 (Deklarata)

Zërat për një krizë mes Mateos dhe Brikenës, ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, po shtohen dita-ditës në rrjetet sociale. Veprimet e fundit të dyshes kanë ndezur aludime për një ftohje të marrëdhënies së tyre.

Fillimisht, fansat vunë re se Mateo dhe Brikena nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, ndërsa nga profilet e tyre janë zhdukur postimet e përbashkëta që dikur tërhiqnin shumë reagime. Një tjetër detaj që u komentua gjerësisht ishte ndryshimi i fotos së profilit nga Brikena, e cila hoqi imazhin ku shfaqej pranë Mateos. Ndërkohë, Mateo ende e mban fotografinë e tyre të përbashkët.

Reagimi i vetëm i Mateos ka qenë indirekt, përmes një Instastory ku ai shfaqet në Elbasan, i rrethuar nga fëmijë, duke bërë shenjën e paqes me duar. Krahas fotos, ai shkroi:

“Një ditë normale në Elbasan”.

Megjithatë, ndjekësit vunë re se dora e tij e majtë nuk shihet plotësisht, duke lënë hapësirë për spekulime nëse ai vazhdon të mbajë unazën që prej kohësh shihej si simbol i lidhjes me Brikenën.

Për momentin, as Mateo dhe as Brikena nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare, duke lënë gjithçka në kuadrin e thashethemeve dhe komenteve të ndjekësve online.

A e ka ende unazën Mateo? Pas zërave se është ndarë nga
Published inBank

Comments are closed.